Një shtetas në Fier ka vrarë gruan e tij në Fier. Krimi ka ndodhur në banesën e çiftit, dhe deri më tani mësohet se 29-vjeçari është larguar nga vendngjarja pasi ka qëlluar për vdekje gruan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në lagjen “Sheq i Madh”.
Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
