Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës, Melaim Damzi është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Mësohet se Damzi është sjellë në Tiranë me helikopter për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore, por nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar komplikacione në shëndet socialistit.
Damzi është mjek në profesion dhe renditet i katërti në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës.

