“Nëse komiteti i ekspertëve vendos fasha të reja orare, do të ketë mosbindje civile”, kështu u shpreh ish-deputeti i PD-së Gert Bogdani.
Sipas tij, fakti që drejtuesit e Komitetit Teknik po i kandidon në listat e veta, tregon që nuk ka qenë një komitet drejtues teknik, por politik
“Me shumë mundësi do të ketë një mosbindje civile në këtë rast. Do të ketë ankimime në instancat përkatëse padiskutim dhe nuk ka arsye pse të ndodhë një gjë e tillë. Nëse do ta kishte mbyllur, mund ta kishte bërë kohë më parë. Këto që ka krijuar sot janë kot, sepse i bie që virusi bën pushim ditën dhe del pas orës 8 të darkës. Janë masa kaotike, të pastudiuara mirë. Fakti që drejtuesit e Komitetit Teknik po i kandidon në listat e veta, tregon që nuk ka qenë një komitet drejtues teknik, por politik”, u shpreh Bogdani për Ora News.
