Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e patentave me Italinë

09:35 / March 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xxhacka bucci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë ditë pasi në Itali u arrit marrëveshja mes dy vendeve për njohjen e patentave nga ministrja shqiptare Olta Xhaçka dhe homologu i saj italian, Luigi Di Maio sot është nëshkruar kjo marrëveshje për të hyrë tashmë në fuqi.

Në emër të qeverisë shqiptare kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa për palën italiane , nga Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Buçi.

Teksti i “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimin”, i miratuar në parim me Vendimin nr.144, datë 10.3.2021 nga Këshillit i Ministrave, i hapi rrugë firmosjes të saj.
Nënshkrimi i sotëm do të pasohet nga përfundimi i proceduarve të brendshme ligjore të secilës palë, deri në botimin në Fletoren Zyrtare.

Firmosja e marrëveshjes u lajmërua nga ministrja Xhaçka, gjatë takimit që ajo pati javën e kaluar në Romë, me homologun italian, Luigi Di Maio, ku u konfirmua dakordësia për një prej marrëveshjeve me ndikim të madh në mijëra shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali.

“Janë pikërisht veprime konkrete si ky, edhe pse në dukje të vogla në skemën e madhe të diplomacisë, që kanë impaktin më konkret e të drejtpërdrejtë tek qytetarët”, tha ministrja Xhaçka pas takimit, në Romë.

Nënshkrimi i marrëveshjes është publikuar dhe nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. “Ja edhe siglimi përfundimtar që mbyll krejt procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali, për merakun a të gjithëve ju që qarkulloni me makinë matanë detit, e herë tjetër mos e harroni, unë them atë që bëj dhe bëj atë që them”, shkruan Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026

Pensionet, Tabaku: Shqipëria nuk krahasohet dot as me rajonin

13:41 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.