Personi që shihni në foto është Demokrat Medinaj, 29-vjeçari që vrau me thikë bashkëshorten e tij në Fier.
Mësohte se i riu e ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten 28 vjeçe, duke i shkaktuar plagë të thella në të gjithë trupin.
Krimi tragjik ndodhi mbrëmjen e kaluar në banesën e çiftit të ri dhe në sy të dy fëmijëve të tyre të mitur.
Autori i këtij krimi të rëndë, Demokrat Medinaj, nuk është arrestuar ende nga policia, pasi u largua menjëherë pas vrasjes nga banesa.

