Një depo farmaceutike në Laprakë është grabitur nga persona të paidentifikuar.
Sipas burimeve mediatike, autorët kanë thyer derën e depos dhe kanë vjedhur medikamente me vlerë 1.8 milionë lekë. Në fokus të hajdutëve mësohet se kanë qenë vitaminat, kryesisht vitamina C.
Policia është njoftuar nga pronari për ngjarjen dhe po punon për identifikimin e autoreve. Ndërkohë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe gjithë provat materiale të lëna nga autorët e dyshuar të ngjarjes.
