Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Siguracioni i detyrueshëm për makinat, njoftim i rëndësishëm nga Drejtoria e Transportit

17:25 / March 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sigurimi i automjeteve
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) deklaron se nuk është parashikuar asnjë gjobë automatike për qytetarët nëse nuk pajisen me një kontratë sigurimi të detyrueshme për përgjegjësinë ndaj të tretëve (TPL) brenda 30 ditëve nga mbarimi i asaj të mëparshmes.

“Nisur nga një njoftim i publikuar ditën e sotme në disa media dhe portale, në lidhje me aplikimin e gjobës automatike në rastin e mospasjes së siguracionit të detyrueshëm për mjetin (TPL), ju informojmë se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe DPSHTRR kanë vendosur të parën mbrojtjen e interesit publik, gjatë ushtrimit të kompetencave funksionale dhe gjatë hartimit të politikave në sektorin e transportit rrugor.

Në projektligjin e depozituar tashmë në Kuvend nga ana e Këshillit të Ministrave “Për disa shtesa dhe ndryshime të ligjit nr. 8378, datë, 22.07.1998,“Për Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë” dhe që është në pritje për diskutim në Komisionet e Përhershme Parlamentare përkatëse, nuk ka të parashikuar aplikimin e një gjobe automatike ndaj qytetarëve në rast se nuk pajisen me një kontratë sigurimi të detyrueshme për përgjegjësinë ndaj të tretëve (TPL) brenda 30 ditëve nga mbarimi i asaj të mëparshmes.

Në projektligjin e depozituar në Kuvend, është cilësuar vetëm fakti që përmes qendrës së informacionit si një bazë të dhënash zyrtare për shkëmbimin e informacionit, institucionet që ushtrojnë kontrollin në rrugë, marrin të dhëna në kohë reale për mjetet të cilat janë në qarkullim në rrugë dhe nuk kanë një kontratë sigurimi (TPL) të vlefshëm.

Qendra e informacionit e cila përmendet në nenin 9 të projektligjit të depozituar në Kuvend, është e parashikuar më herët në nenet 4, 38 dhe 41 të ligjit nr.10076, datë 12.2.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit (lexo ketu projektvendimin)”” mbyllet njoftimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.