Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama kujton të atin: E di peshën kur ke një baba me emër

17:41 / March 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, nga Shkodra ku prezantoi kandidatët e PS për deputetë, u bë nostalgjik ndërsa kujtoi të atin, Kristaq Ramën.

Kur prezantoi Paulin Sterkajn, Rama kujtoi kohën kur ai ndeshej në mundje me Sait Fishtën, djali i të cilit, Kabir Fishta, kandidon po ashtu për deputet në Shkodër.

Duke qenë se Kabiri nuk e përmendi emrin e të atit, Sterkaj tha me shaka se ai kërkon të bëjë historinë e tij dhe të harrojë atë të të atit.

Rama tha se ai e di peshën që ka një djalë, kur ka një baba me emër:  Kur po fliste Paulini, po mendoja që është e vërtetë që koha kalon dhe imagjinoni tani që Paulini kur ishte në moshën e Kabir Fishtës, vinte këtu për t’u përplas me të atin e Kabirit në tapet, ishin dy kampionë të mëdhenj të mundjes në Shqipëri . Mua më kujtohet atëherë dhe mbaj mend që kur afrohej ndeshja e Paulin Sterkaj me Sait Fishtën, ishte ngjarja më kryesore që diskutohej dhe në një rast u bë një tension edhe një histori pritshmërie hamendjesh kush fiton, kush humbet. Si përfundim ndërhyri Komiteti i Partisë dhe ai që ishte atëherë në krye i tha përfaqësuesit kryesor të Federatës së Mudnjes ‘ore ka barazim në mundje’, ai tha ‘jo vetëm ka fitore dhe humbje’ dhe ai i tha që mirë të humbin të dy. Humbën të dy dmth. Pallati i sportit u kthye si në finalen e basketbollit. Unë nuk e di ku është Saiti, po çunin e kam në tavolinë. Na u rritën fëmijët Paolo.

Sterkaj: Kabiri po prezantohej dhe i thashë thuaj jam Kabir Sait Fishta se babai jot është nderi i Shkodrës. Por nuk e tha, nuk e kuptova, por më duket se do të vëri historinë e vet ai, do me harru historinë e sportit.

Rama: Ta shpjegoj unë ça ndjen një djalë me baba me emër të madh. Dhe ça peshe ndjen. Unë e kam kapërcyer këtë sfidë shpresoj që ta kapërcejë. Jo në mundje, po në atë fushën me internet ku ju jeni dobët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.