Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lefter Koka përfundimisht kundër LSI dhe Kryemadhit: Unë nuk do ta djeg mandatin e deputetit

17:13 / February 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
10156083 10153017625616523 3422788928461235762 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Deputeti i LSI-së, Lefter Koka ka dalë zyrtarisht kundër vendimit të partisë së tij për djegien e mandateve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koka konfirmon se nuk do u bashkohet deputetëve të tjerë të Lëvizjes Socialiste prë Integrim dhe atyre të Partisë Demokratike për të djegur mandatet. Ai thotë se vendimi për djegien e mandateve nuk është i LSI-së, por i Saliut. 



Deklarata e plotë Lefter Koka

Opozita dje mori vendimin për të djegur mandatet e deputetit.

Vendimi im i palëkundur është se unë nuk do të djeg mandatin e deputetit, që mijëra durrsakë më kanë besuar. I zgjedhur prej vullnetit të bashkëqytetarëve të mi, për të ushtruar pushtetin legjislativ dhe të jem përfaqësuesi i tyre. Parimet e mia në 2 dekada te jetës sime politike janë udhëhequr vetëm nga interesi i qytetarëve. Janë ata që me kanë treguar gjithmonë cila është e drejta dhe e vërteta, janë ata bashkëudhëtarët dhe udhërrëfyesit e mi.

Ky nuk është një vendim thjeshte i Lëvizjes Socialiste për Integrim por i Saliut, i cili në shekullin e 21 bën thirrje për plumba ballit. Dhe nese erdhi dita që ai të tërheqë zvarrë LSI , a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave qe une i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë.

Mandati im është besimi i mijëra qytetarëve. Është mandati i qytetarisë, kulturës dhe fisnikërisë durrsake , që as në ditët më të vështira të këtij qyteti nuk theu kurrë një xham. Qytetarët durrsakë kanë treguar në çdo kohë, se ata janë shembulli më i mirë i shoqërisë shqiptare. Mandati im nuk mund të përdoret asesi për t’i vënë flakën institucioneve shtetërore apo parlamentit shqiptar.

Thellësisht mirënjohës për të përfaqësuar sa më denjësisht zërin tuaj!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës

22:37 / July 1, 2026

PD/ Ikën Paloka, Berisha fut në garë dy zonja për drejtimin e Këshillit Kombëtar! Në Kryesinë e re do të jenë 9 gra dhe 11 burra, konkurrojnë 61 kandidatë

20:16 / July 1, 2026

Vendimi i Gjykatës së Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do të shpallet më 16 shtator

19:55 / July 1, 2026

Breshëri shkatërron të mbjellat në Maliq, fermerët humbin pjesën më të madhe të prodhimit

16:11 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.