Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dyfishohen gjobat për shoferët, si do të ndëshkohen ata që kapen me celular apo me alkool

18:26 / March 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia rrugore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dyfishohen gjobat për shoferët që shkelin Kodin Rrugor, e që bëhen burime aksidenti.

Ashpërsim të masës administrative do të ketë për personat që lëvizin në gjendje të dehur. Gjoba shkon deri në 15 mijë lekë të reja. Kur kalohet masa 0.5 gram për litër drejtuesi i mjetit dërgohet për procedim penal, ndërsa kur shkaktohet aksident dhe fajtor është shoferi i dehur, makina bllokohet për dy muaj.

Por deri në 15 mijë lekë të reja do të gjobiten edhe drejtuesit e mjeteve që përdorin celularin në timon. Nëse shoferi kapet 3 herë me celular brenda vitit, patenta i pezullohet për 3 muaj.

Në shumë raste, parakalimi i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara kanë qenë burim aksidenti në shumë ngjarje rrugore. Gjoba për parakalim shkon deri në 10 mijë lekë. Për tejkalim shpejtësie nga 30-50 km/h bëhet 15 mijë lekë dhe kush udhëton në qendrat e banuara mbi shpejtësinë e e lejuara 40 km/h, do të ndëshkohet me 20 mijë lekë të reja.

Kush lëviz në sens të kundërt gjoba rritet nga 4 mijë në 10 mijë, ulet koha e bllokimit të patentës nga 6 në 3 muaj, si dhe është shtuar zbritja e pikëve të saj.

Ndryshim në ligj ka edhe për personat që qarkullojnë pa patentë. Ai do të gjobitet deri në 40 mijë lekë, ndërsa më herët parashikohej burg deri në 30 ditë. Ndërsa për qytetarët që udhëtojnë me makina me targa të huaja e që më herët ishte gjobë 20 mijë lekë, tashmë kush udhëton me të pas një viti i konfiskohet mjeti.

Përgjegjësia mbi shoferin do të bjerë edhe nëse pasagjerët nuk vendosin rripin e sigurimit. Në këtë rast shoferi gjobitet deri në 3 mijë lekë. Po këtë gjobë do të marrin edhe shoferët e motorave në rastet kur nuk kanë vendosur kaskat mbrojtëse. Po ashtu, ata do të jenë të detyruar që gjatë qarkullimit të kenë të veshur jelek fosforeshent.

Projektligji për këto ndryshime është dorëzuar në Parlament dhe pritet që të kalojë për miratim.

DREJTIM MJETI NE GJENDJE TE DEHUR

Bëhet: 5-15 mijë lekë

Ishte: 2500-10 mijë lekë

PERDORIMI I CELULARIT

Bëhet: 5-15 mijë lekë

Ishte: 500-1500 lekë

PARAKALIMI I GABUAR

Bëhet: 5-10 mijë lekë

Ishte: 5-2 mijë lekë

MOS VENDOSJA E KASKES MBROJTESE

Bëhet: 1-3 mijë lekë

Ishte: 500-1500 lekë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.