Epidemiologu Dritan Ulqinaku tregoi disa nga rregullat që përfliten të vendosen për udhëtimet jashtë vendit.
“Po përflitet për tre pika që do të lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve nëpër botë. Njëra është të kesh marrë të dyja dozat e vaksinës dhe të kesh një certifikatë të vaksinimit, e dyta të kesh tampon negativ dhe e treta një test që vërteton nëse e ke kaluar apo jo kovidin. Kjo do të thotë që ata që e kanë kaluar, nuk kanë nevojë për certifikatën e vaksinimit. Dokumenti sigurohet nga ISHP të të gjithë personave që e kanë kaluar kovidin. Vetëm seorologjiku nuk mjafton, duhet vaksinimi”, tha Ulqinaku në Shqip show.