Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë do të ndodhë me mësuesit që refuzuan AstraZeneca? Përgjigjet Manastirliu

22:41 / March 18, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama ogerta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu foli për mësuesit të cilët refuzuan të merrnin doza të vaksinës anti-Covid.

Ajo u shpreh se procesi i vaksinimit do të vijojë edhe për këta arsimtarë, derisa të vaksinohet edhe mësuesi i fundit.

“Ne kemi vaksinuar më shumë 6 mijë mësues dhe në total kemi 36 mijë mësues në sistemin publik dhe jopublik. Kemi kapacitet të mjaftueshme dhe të bollshme. Ata që nuk e kanë bërë do t’i presim deri sa të vaksinohet edhe mësuesi i fundit”, u shpreh Manastirliu.  

Ndërsa personat që kanë dërguar formular për të mos aplikuar vaksinën, por që tashmë me vendimin e EMA e cila konfirmoi efikasitetin dhe sigurinë e AstraZeneca, ndoshta do të mund të duan të marrin këtë vaksinë, Manastirliu tha se tek formularët janë të vendosura të gjitha të dhënat të cilat janë standarde në të gjithë botën dhe se nuk do të ndryshojë asgjë.

“Për të gjitha ata që kryejnë vaksinimin dhe për mësuesit ka një formular që bën verifikimin e gjendjes shëndetësore të të gjithë atyre që duan të bëjnë vaksinës. Ka gjithashtu të dhëna të vaksinës që t’i bën. Formularët janë standard, të gjitha të dhënat janë të vendosura njësoj, në të gjithë botën është njësoj dhe ne nuk dalim ndryshe nga bota”, u shpreh ajo.

Por nëse një mësues sërish nuk bindet që të marrë doza të AstraZeneca, edhe pas vendimit të EMA për efikasitetin e saj, ministrja e Shëndetësisë këshilloi vaksinimin masiv, sepse mbetet arma e vetme me të cilën mund të luftohet kjo sëmundje e rëndë.

“Sfida e vaksinimit është që të gjitha popullata të pranojë vaksinimin me vaksina që janë të sigurta. Unë besoj që asnjë botë mund të ketë luksin të zgjedhë, ne duhet të vaksinohemi. Ai që heziton ka një protokoll të caktuar, mjekë të familjes, ekspertë të shëndetit publik të cilët e shqyrtojnë situatë, por të jeni të sigurt se do të ketë një zgjidhje. Këtë proces e kam ndjekur me imtësi dhe jam shumë e informuar se ka vijuar. Fakti që kemi vaksinuar më shumë se 6 mijë arsimtarë tregon që ata e kanë pranuar”, tha më tej ajo.

Më tej ajo shtoi se frika është krijuar nga dezinformimet që sipas saj kanë ardhur nga njerëz, politikanë si edhe doktorë të papërgjegjshëm që kanë hedhur vetëm tumnajë në këtë sfidë.

“Ne si qeveri jemi të vendosur të ndjekim shkencën dhe ekspertët, siç kemi bërë gjatë gjithë këtij viti dhe kjo ka treguar se kemi qenë në rrugën e duhur”, tha ministrja në ABC.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.