Megjithëse është prej 2 muajsh në kërkim nga policia shqiptare, kjo nuk e ka penguar në asnjë moment Fjolla Morinën të shijojë jetën e saj. Së fundmi ajo ka qenë me pushime në Dubai me partnerin, Fisnikun, i cili e ka surprizuar këngëtaren në mënyrën më të bukur të mundshme.
View this post on Instagram
Ata kanë udhëtuar drejt ishujve Maldive me njëri-tjetrin dhe në vendin magjik ai i ka bërë një super propozim për martesë. Ka qenë Fjolla ajo që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale foto e video nga ky moment special në jetën e saj.
Fisniku duket se e ka menduar gjatë propozimin, sepse është një ndër më të bukurit që kemi parë deri më sot. Në një pishinë është shkruar me petale trëndafili të kuq “Fjolla të dua! A do martohesh me mua?”. Pasi e ka marrë Fjollën për dore për t’i zbuluar surprizën, Fisniku i është ulur në gjunjë këngëtares me një unazë diamanti për t’i propozuar. Sigurisht ajo nuk i ka rezistuar një propozimi të tillë dhe menjëherë ka pranuar.
“Dhe unë thashë ‘PO’. Zyrtarisht të martuar”, ka shkruar Fjolla përkrah postimeve./ IconStyle






