Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet e tij elektorale në shkelje të rregullave anti-COVID. Ai është pritur nga një numër i madh i njerëzve, të cilët e takojnë, i japin duart.
Pas Shkodrës, Elbasanit e Vlorës, sot ai ka shkuar në Tepelenë. Njëri prej qytetarëve e ka thërritur disa herë “o yll bote, o yll bote” kreun e PD-së, ndërsa një i moshuar e ka kapur për qafe për ta përqafuar.
Pasi qytetarët e quajtën “kryeministri i ardhshëm”, Basha i falenderoi përzemërsisht.
“Faleminderit për mikpritjen, do të vazhdojmë me Gjirokastrën”, u është drejtuar Basha mbështetësve.
