Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Përplasja me grushte mes Luçiano Boçit dhe sipërmarrësit Gjergj Luca, reagon Balla: Prita që Basha ta përjashtonte

13:46 / March 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar për sherrin me grushte mes kandidatit të PD Luçiano Boçi dhe sipërmarrësit Gjergj Luca në Labinot.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla ka dënuar dhunën e ushtruar nga kandidati i Lulëzim Bashës ndaj sipërmarrësit të nderuar Gjergj Luca.

Balla i ka kërkuar Lulëzim Bashës që të marrë masën e përjashtimit të agresorit Luçiano Boçi nga lista e kandidatëve dhe distancimit nga ky akt dhune i përsëritur.

Sipas Ballës, mosmarrja e asnjë hapi dhe ndjese nga Lulëzim Basha tregon se ai njelloj si babai i tij Sali Berisha ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes, Zoti Luca punëson 3 mijë punonjës në Shqipëri dhe është një sipërmarrës i respektuar.

Postimi i plotë i Taulant Ballës

Elbasan?????Shpreh indinjatën dhe dënoj dhunën e ushtruar nga kandidati i Lulezim Bashës ndaj sipërmarrësit të nderuar Gjergj Luca. Nuk reagova deri më tani duke pritur që Lulezim Basha të marrë masën e përjashtimit të agresorit Luciano Boçi nga lista e kandidatëve dhe distancimit nga ky akt dhune i përsëritur. Pamjet tregojnë qartë politikanin dhunues, madje dhe si një bandë grabitësish i marrin dhe telefonin në pronësi të zotit Luca.

Këto veprime të Partisë Demokratike të instrumentalizuara edhe me përfshirjen e 2-3 ish-punonjësish të inkriminuar policie, nuk ndihmojnë në zhvillimin e një fushate zgjedhore të qetë, ku duhet tu lemë mundësinë qytetarëve të zgjedhin mes ekipeve dhe programeve tona.

Mosmarrja e asnjë hapi dhe ndjese nga Lulezim Basha tregon se ai njelloj si babai i tij Sali Berisha ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes, Zoti Luca punëson 3 mijë punonjës në Shqipëri dhe është një sipërmarrës i respektuar. I bëj thirrje qytetarëve të Elbasanit të mos bien pre e provokimeve të gaztorëve të Lulezimit me kompani, që frymëzohen nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

10:12 / November 7, 2026

Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë

10:07 / November 7, 2026

Progres-raporti i KE, Meta: Rama shpiku “centimetrin e fundit” si alibi për agoninë e qeverisjes

19:45 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.