Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

KQZ: Partitë politike të tregojnë maturi dhe vetëpërmbajtje

13:58 / March 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kqz 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar lidhur me incidentet e fundit mes mbështetësve të partive politike, siç është ajo në Elbasan. KQZ kërkon që partitë politike të tregojnë maturi dhe vetëpërmbajtje.

Gjithashtu, KQZ u kërkon zyrtarëve që kandidojnë për zgjedhjet e 25 prillit që të ndajnë punën e tyre në entin shtetëror me atë të kandidatit.

DEKLARATA E PLOTE

Duke marrë në considerate retorikën politike të ditëve të fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përmbushje të përgjegjësive të veta dhe me qëllimin për tëpërgatitur, zhvilluar dhe administruar zgjedhjet e datës 25 prill, në përputhje me standardet më të mira për zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme, i bën apel të gjithë aktorëve politik për vetëpërmbajtje dhe maturi në sjelljen dhe mesazhet politike dhe elektorale të tyre.

Duhet mbajtur në vemendje se sjellja dhe retorika e udhëheqësve dhe përfaqësuesve politik ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek mbështetësit e tyre, ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në cënimin e standardeve të zgjedhjeve në vendin tonë.

Partitë politike janë një element themelor i sistemit demokratik të vendit dhe janë një mjet thelbësor i shprehjes së vullnetit politik të qytetarëve dhe si të tilla kanë përgjegjësinë dhe detyrimin ndaj qytetarëve që të sillen me përgjegjshmëri dhe maturi.

Gjuha e ashpër dhe sjellja konfliktuale nuk i shërben interesit të qytetarëve për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike, kusht për integrimin europian të vendit.

Jemi në prag të fillimit të fushatës zgjedhore ndaj kandidatët dhe partitë politike duhet të respektojnë konkurentët e tyre.

Zgjedhjet janë për qytetarët dhe fushata zgjedhore është faktori kryesor/qendror në formimin e opinionit të zgjedhësve, ndaj duhet respektuare drejta e qytetarëve për të krijuar opinionin e tyre në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, si dhe të drejtën e tyre për të pasur zgjedhje të qeta, të lira dhe demokratike.

Gjithashtu, në respekt të standardeve të zgjedhjeve të ndershme, KQZ i bën apel edhe zyrtarëve të angazhuar si garues në zgjedhjet e datës 25 prill, që të ndajnë angazhimin e tyre si kandidat për deputet me atë të drejtuesit të entit shtetëror përkatës.

Zhvillimi i një gare të ndershme, në kushte të barabarta dhe duke respektuar standardet e kërkuara zgjedhore, i shërben zhvillimit demokratik të vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026

Pensionet, Tabaku: Shqipëria nuk krahasohet dot as me rajonin

13:41 / November 8, 2026

Gjermania drejt presidentes së parë grua? CDU/CSU pritet të propozojë Ilse Aigner

12:59 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.