Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A i mungojnë PS-së figurat e vjetra? Pandeli Majko zbulon çfarë po ndodh brenda selisë rozë

19:38 / March 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
majko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka komentuar marrëdhëniet brenda Partisë Socialiste, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

I pyetur nëse PS-së i mungojnë figurat e vjetra politike si ish-deputetja Arta Dade apo Namik Dokle, ndërsa Majko u shpreh se nuk është momenti për të diskutuar për këtë çështje.

“Unë mendoj se tani kjo bisedë apo kjo pyetje ka një kontekst krejt tjetër. Figura të cilat i kanë dhënë historisë së PS padiskutim që vlejnë të diskutohen, por jo aktualisht për një arsye shumë të thjeshtë. Qëllimi i gjithë komunitetit tonë, familjes sonë të PS është një, jo të diskutojë historinë, por të diskutojë atë që po vjen fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Në qoftë se ne nuk fitojmë zgjedhjet e 25 prillit, sigurisht do të kemi kohë mjaftueshëm të diskutojmë edhe për historinë politike të PS.”, u shpreh Majko.

Por, pavarësisht se nuk janë në listat e kandidatëve për deputetë, z. Majko thotë se Namik Dokle dhe Arta Dade do të votojnë për Partinë Socialiste.

“Aktualisht të jeni të bindur që dhe Namik Dokle dhe Arta Dade, si dhe të gjithë shokët e kolegët e mi që për shumë arsye nuk janë pjesë e listë së PS do ta votojnë partinë e tyre, sepse njerëzit sidomos ata të veçantët dallohen në ditë të vështira dhe jo në ditë të mira”, tha Majko.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.