Pas investimeve të kryera në qytetin e Vlorës nga qeveria dhe pushteti vendor, drejtuesi politik i PS në Vlorë, Damian Gjiknuri shprehet se në mandtin e 3-të investimet do të shtrihen në zonat ruale.
Për sa i përket mandateve, Gjiknuri shprehet se partia me të cilën ai kandidon nuk i diskuton 8-të mandate në qytetin bregdetar, madje ata synojnë edhe të 9, të cilin pretendon ta marrin nga komuniteti çam, pasi kandidatja është nga ky komunitet.
‘Tetë mandate ne nuk i diskutojmë në Vlorë. Edi Rama dhe unë kemi vendosur që ta vendosim veten tek kufiri bazë i objektivit të rezultatit që është tetë mandate. Natyrshëm që kjo nuk vendoset në diskutim. Këtë e tregojnë dhe sondazhet e përditshme. Takimet e përditshme dhe mbështetja e qytetarëve vlonjat. Nga ana tjetër ne si objektiv që patjetër do punë dhe mund kemi marrjen e mandatit të nëntë, pasi kemi qenë shumë afër në vitin 2017.’-thotë Gjiknuri.
