Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ermal Mamaqi u gjobit nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, “ndëshkohet” me punë në komunitet, aktori merr vendimin e menjëhershëm

14:04 / March 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 6055f0f38ffea
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi duket se ka zgjedhur ta “shlyejë” me punë në komunitet, gjobën e vendosur para pak ditësh nga autoritetet shëndetësore për grumbullime të ndaluara gjatë pandemisë.

Moderatori dhe humoristi i njohur, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kandidatin për deputet të PS, Toni Gogu, e mbyllën me batuta humori sezonin e mbjelljeve në Liqenin e Fjollës në Pezë, ku vetë aktori kontribuoi në mbjelljen e 4 pemëve të reja.

“Pasi është dënuar disa herë me gjoba, Ermali ka marrë vendim që do i shlyejë me punë në komunitet”, bëri shaka Veliaj. “Sot ai kishte ditën e tij të reflektimit, ndaj mbolli katër pemë, nga 430 mijë që ne kemi mbjellë në 5 vitet e fundit,” vijoi Veliaj.

Por, përtej humorit, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se kryeqyteti po shkon shumë afër objektivit të mbjelljes së 500 mijë pemëve. “Sot mbyllim sezonin e mbjelljeve, për ta rihapur përsëri në vjeshtë, kur të nisë sezoni normal i shirave. Kur e filluam këtë histori, kishte shumë cinizëm, si çdo gjë e bukur dhe e mirë që fillimisht sulmohet, pastaj mbështetet. Dua që në fund të këtij misioni të thuhet se “u kapën gjysmë milionë pemë, sa ishte misioni i fazës së parë të “Pyllit orbital””, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Aktori mjaft i dashur i humorit, Ermal Mamaqi u shpreh i lumtur për përmirësimin e dukshëm të jetesës në Tiranë. “Jam i lumtur kur ndihmojmë në promovimin dhe shpërndarjen e kësaj fryme të re që është krijuar. Ky është një përmirësim që po i bëhet jo vetëm kësaj zone. Unë kam një shprehje që më pëlqen shumë, që thotë: “nëse nuk po përmirësohesh, po përkeqësohesh”. Nëse një ditë nuk bëjmë një gjë më mirë, patjetër kemi bërë diçka më keq. Jam i lumtur që çdo ditë shoh që bëhet më mirë,” u shpreh Mamaqi. Në Liqenin e Fjollës, në fund të janarit nisi mbjellja e mbi 10 mijë fidanëve lajthi, pishë, akacie, rrap, ligustër në një fushatë masive për pyllëzimin e zonës një tjetër destinacion i ri turistik në kryeqytet.

640 0 6055f10910d91 640 0 6055f1093f5f4

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.