Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ndërron jetë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese

16:59 / March 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjergji Sauli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare Gjergji Sauli, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një njoftimi vetë GJK në faqen e saj zyrtare, teksa thotë se drejtësia shqiptare humbi një nga personalitetet e saj më të mëdha e më të shquara.

Z. Gjergji Sauli lindi më 27 dhjetor të vitit 1938 në Korçë, Shqipëri. U diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1960. Në vitin 1985 ka mbrojtur titullin “Kandidat i shkencave juridike” dhe në vitin 1994 ka marrë titullin “Doktor i Shkencave Juridike”. Është dekoruar me “Urdhërin e Punës të Klasit të Parë” dhe me medaljen e artë “Për Merita të Veçanta Civile”.

Gjatë karrierës së tij profesionale z. Gjergji Sauli ka shërbyer si gjyqtar, avokat, si lektor në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe në Shkollën e Magjistraturës.

Në vitet 2001 – 2008 z. Gjergji Sauli ka ushtruar funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe në periudhën 2004 – 2007 ka ushtruar detyrën e Kryetarit të kësaj gjykate, detyra të cilat ai i ka kryer me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë. Me ndarjen nga jeta të z. Gjergji Sauli drejtësia shqiptare humbi një nga personalitetet e saj më të shquara. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kolegët, bashkëpunëtorët e tij dhe stafi i Neësbomb.al, i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të dashur.

Gjykatës Kushtetuese ndërron jetë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

U rrëzua pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ndërron jetë 27-vjeçarja

10:15 / June 11, 2026

Ndërron jetë Rexhep Metaj, babai i Ilir Metës! Avokati: Ish-presidenti do marrë pjesë në varrim

12:40 / June 1, 2026

Zbriti nga makina dhe u zhduk në pusetë! Humb jetën shqiptarja në New York

08:12 / May 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.