Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Andi Bushati: Djegia e mandateve e keqe e domosdoshme, por mos gënjeni popullin

18:47 / February 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Andi Bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Andi Bushati, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 komentoi vendimin unanim të opozitës së bashkuar për t’i djegur mandatet e deputetit. Nëse një gjë e tillë ndodh tha Bushati, Parlamenti e humb kuptimin dhe asgjësohet pluralizmi.

“Lëvizja e tanishme e opozitës gjithmonë nëse i shkohet deri në fund është e këtij niveli. Parlamenti humb kuptimin dhe bëhet njëngjyrësh. Kjo do të thotë asgjësim i pluralizmit, lënie e Ramës në një sistem monopartiak. Më ka çuditur uniteti i opozitës, prisja të kishte më shumë rrjedhje, por më duket aq e unifikuar sa them mos është lojë apo vërtetë janë aq të unifikuar. Ishte rrugë ekstreme, por opozitës nuk i kishte ngelur gjë tjetër se cfarë të bënte. Opozita shkon në Parlament por çfarë do në Parlament nëse i është hequr çdo mekanizëm ligjor”,- tha ai.

Bushati tha ndër të tjera se djegia e mandateve ishte një e keqe e domosdoshme dhe në këtë rast duhet të ndërgjegjësohen edhe ambasadorët e huaj që ndodnjëherë mbtllin njërin sy përpara problemeve reale.

“Unë e quaj djegien e mandateve një të keqe të domosdoshme, por njerëzit nuk duhen gënjyer, që sot djegim mandatet e nesër çlirohet Shqipëria. Ka një rrugë dhe kalvar të gjatë para. Djegia e mandateve do t’i bëjë shqiptarët të gjykojnë jo më unë jam me Ramën për inat të Saliut por a duhet që në shekullin e 21 Shqipëria të kthehet në sistem monopartiak? Këta ndërkombetarët që e vënë theksin tek stabiliteti më shumë se tek drejtësia, që e shohin Shqipërinë me syze rozë dhe thonë po mirë po pranojmë disa defekte të vogla ka ardhur koha të ndërgjegjësohen”, u shpreh analisti.

Bushati foli ndër të tjera për një taktikë që do përdorin ndërkombëtarët, sidomos me liderin e PD-së Lulzim Bashën.

“Dy muajt e parë ne do dëgjojmë reveshe të forta kundër Bashës. Taktika e ndërkombëtarëve është: tyrsno më të dobtin që të arrish ta zgjidhësh problemin. Por çfarë na tregoi çadra? Të gjithë diplomatët e quajtën rrugë radikal, por në 2 muaj çadër problem kaloi deri tek kancelarja Merkel. Një goditje e fortë radikale e çon hallin nga disa ambasadorë qoftë të squllët apo të blerë, më lart se ata, pra tek institucionet ndërkombëtare”,- vijoi ai. / Burimi Balkanweb

Andi Bushati mandate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.