Regjisorja Najada Elmazi tregon për dëshirën e saj për të adoptuar një fëmijë, por ajo që e pengon është mentaliteti dhe familja e saj.
E ftuar te emisioni ‘Rudina’, Najada u shpreh se nuk u lejua nga familja e saj.
‘Doja të birësoja një fëmijë për t’i dhënë një strehë, dashuri. Por familja më doli kundër. Hezitimi dhe pengesa e parë ishte familja që nuk më mbështetën dhe arsyet kishin të bënin me paragjykimin: ‘Nuk është fëmija yt’. Ka shumë paragjykime të tilla tabu në vendin tonë’, tha regjisorja.
