Ditmir Bushati ka uruar Albin Kurtin menjëherë pas pëlqimit të marrë në parlament qeveria e re e drejtuar prej tij. Përmes një postimi në rrjete sociale, Bushati thekson se qeverinë “Kurti” e pret një punë e madhe përpara për të përballuar sfidat e mprehta me të cilat ballafaqohet Kosova.
“Punë të mbarë qeverisë Albin Kurti, e cila sapo u miratua nga Kuvendi i Kosovës! Punë e madhe përpara për të përballuar sfidat e mprehta me të cilat ballafaqohet Kosova. Në të njëjtën kohë, pritshmëri të mëdha për vendosjen e një standardi demokraktik qeverisës, shembull në rajon. Urime Kosovë”, shkruan Bushati.
