Kryeministri Zoran Zaev dhe anëtarë të qeverisë zhvilluan dje takime me përfaqësues të kompanive shqiptare të interesuara që të investojnë në fusha të ndryshme në Maqedoninë e Veriut. Kreu i ekzekutivit inkurajoi që tregtia dhe investimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të shtohet edhe më shumë.
Kryeministri Zaev mirëpret investitorët potencialë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që theksoi se është shtet mik i Shqipërisë.
“Dua ta shfrytëzoj rastin t’ju inkurajojë ta rrisni tregtinë, investimin e përbashkët, ju këtu në Maqedoninë e Veriut, ne në Shqipëri, dhe të bashkëpunojmë. Jemi shumë vende të afërta, popuj të afërt, kemi probleme të njëjta, shpresa të njëjta, së bashku ecim drejt BE-së dhe si vende me aspirata euroatlantike, kemi mundësi të mëdha për përparim në bashkëpunimin e përbashkët ekonomik dhe tregtar. Shembujt pozitiv të cilat i keni në Shqipëri t’i sjellim këtu që t’i inkurajojmë qytetarët tanë për përfitimet nga NATO”, tha kryeministri Zaev në takimin ku potencuan se ky është vendi i njëjtë mike e Shqipërisë ishte njëra ndër vendet e para që ratifikuan Protokollin e anëtarësimit në NATO.
Si prioritet i Qeverisë në bazë të zhvillimit të biznesit rajonal, kryeministri Zaev e theksoi përparimin e lidhjeve infrastrukturore midis të dyja vendeve, përmes hekurudhës dhe investimeve të tjera të projekteve serioze në infrastrukturën rrugore.
“Punojmë në përgatitjen e kërkesës për investime dhe mundësive që të lidhemi me hekurudhë, tekstualisht që nga porti i Durrësit drejt pikës sonë kufitare përmes linjës hekurudhore nga Kërçova, që duam ta ndërtojmë, të vijë deri në Shkup, drejt Sofjes dhe drejt Detit të Zi në Bullgari dhe në Stamboll, me çka tërësisht do të hapnim Korridorin 8. Punojmë në projekte serioze që janë investime në infrastrukturën rrugore dhe do të ndihmojnë shumë në pasurimin e lidhjes me rrugët midis të dyja shteteve. Kemi shpresë se deri diku nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit do të hapim edhe One Stop Shop-in e parë midis Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka do ta tejkalojmë kohën e pritjes me kamion të mallrave edhe të udhëtarëve. Kjo do të thotë se në një zyrë me të njëjtën Doganë do të mund të kryhen të gjitha dokumentet që janë të rëndësishme për vetë qarkullimin e mallrave, që ndodh mes dy vendeve tona”, theksoi kryeministri Zaev.
Kryetari i Odës Ekonomike në Tiranë, Nikolin Jaka në fjalimin e tij e falënderoi kryeministrin Zaev për mundësit që t’i ndajnë shembujt pozitivë nga Shqipëria dhe për punën e deritanishme të Qeverisë, e cila me marrëveshjen e Prespës siguroi stabilitet në shtet, por edhe për realizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me çka rritet potenciali i bashkëpunimit midis të dyja vendeve dhe e theksoi nevojën e veprimit të përbashkët për rritjen e prodhimtarisë, konfirmimin e sektorëve të komplementuar, si turizmi malor në Shqipëri, eliminimi i të gjitha barrierave dhe krijimi i klimës për bashkëpunim dhe besim të përbashkët.