Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Eurobond i ri në 2027 – Shqipëria del për herë të 8-të në tregjet ndërkombëtare financiare me 62.6 mld lekë

14:41 / October 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1793273478ximg 7965 216
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria pritet të emetojë një Eurobond të ri në 2027. Kjo është dalja e 8-të e vendit në tregjet financiare ndërkombëtare në 17 vite. Sipas projekt buxhetit për vitin e ardhshëm, vlera e eurobondit parashikohet në 62.6 miliardë lekë, i cili me kursin aktual të këmbimit shkon përafërsisht në 688 milionë euro, duke e bërë kështu eurobondin më të madh ndonjëherë për Shqipërinë. 

Eurobondi është një obligacion i emetuar jashtë vendit (offshore) nga qeveri ose korporata, i shprehur në një monedhë të ndryshme nga ajo e vendit të emetuesit dhe është zakonisht instrument afatgjatë borxhi. Eurobondi i ofron qeverisë qasje tek investitorët ndërkombëtarë, duke i siguruar më shumë financim në formën e borxhit. Pra shteti merr borxh në një vlerë të caktuar nga investitorë të huaj dhe e kthen atë borxh bashkë me interesat pas një periudhe maturimi. 

Eurobondi i parë i emetuar nga Shqipëria ka qenë në vitin 2010, me një shumë prej 300 milionë eurosh, si dhe afat maturimi 5-vjeçar. Borxh ky që tashmë është i mbyllur. Ndërkohë, dalja e fundit e vendit ishte në vitin 2025. 

Huamarrja e huaj parashikohet të realizohet nëpërmjet disbursimit të huave që financojnë ecurinë e zbatimit të projekteve prioritare të qeverisë, si dhe disbursimit të mbështetjeve buxhetore procedurat dhe kushtet paraprake të të cilave mund të arrijnë të plotësohen gjatë vitit 2027. Në total, huamarrja e huaj gjatë vitit 2027 vlerësohet të jetë rreth 118.2 miliardë lekë, dhe duke konsideruar borxhin e huaj që ripaguhet gjatë vitit, huamarrja e huaj neto pritet të rezultojë në nivelin 22.6 miliardë lekë.

Huamarrja e brendshme gjatë vitit 2027 planifikohet në një vlerë prej 48 miliardë lekë. Huamarrja e re në tregun e brendshëm pritet të realizohet kryesisht nëpërmjet titujve shtetërorë afatgjatë në përputhje me objektivat për reduktimin e risqeve, por gjithashtu duke ju përshtatur edhe preferencave të investitorëve për titujt.

2027 Eurobond Shqiperia tregje nderkombetare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një mijë të rinj garojnë për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit

15:21 / October 29, 2026

AKEP ndryshon rregullat për telefoninë celulare, ndalohet rritja automatike e tarifave nga 2027

14:44 / October 29, 2026

Erion Vishkulli publikon foto nga Italia pas operacionit: Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë s’është e pamundur

14:37 / October 29, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten në treg

14:26 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.