Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Njihuni me vlerat shëndetësore të lule Qumështores, do shëroni çdo sëmundje

09:11 / March 24, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lule qumeshtore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lule Qumështorja gjendjet kudo në Shqipëri, si në zonat malore ashtu edhe bregdetare. Prania e saj në natyrën e vendit tonë është një vlerë e shtuar jo vetëm për hijeshinë e shtuar në peizazhe por mbi të gjitha për vlerat kurative që ajo ka për shëndetin.

Lule Qumështorja është një bimë që i ka dhënë jetë shumë specieve të ndryshme në botën e bimëve. Ajo është e pasur në vlera, për vetë faktin se pothuajse të gjitha pjesët e bimës kanë vlera të larta mjekësore.

Në momentin që prisni një gjethe ose një kërcell të saj, do të vini re një lëng qumështor që m pikset menjëherë. Ky lëng është toksik nëse bie në kontakt me lëkurën.

Rrjedhimisht, ndërkohë që disa pjesë të Lule Qumështores mund të përdoren në mjekësinë popullore, bima vetë mund të jetë toksike. Këshillohet që në përpunimin ose këputjen e saj të përdoren doreza. Farat e Lule Qumështores nuk shiten në treg dhe kanë një jetëgjatësi të kufizuar.

Të dhëna interesante për vlerat ushqimore dhe mjekësore. Lule Qumështorja përdoret gjerësisht për të pastruar rrugët e frymëmarrjes dhe për të trajtuar astmën.

Ajo ka një efekt zgjerues dhe çlirues për rrugët e frymëmarrjes që e bën ideale për shumë simptoma që prekin ato. Rrënja e bimës ka efekt kundër të vjellave. Siç e përmendëm edhe më lart, ndonëse gjethet, rrënjët dhe lulet kanë vlera mjekësore, qumështi që ato nxjerrin është helmues dhe mund të dëmtojë lëkurën dhe sipërfaqe të tjera të trupit.

Vlerat shëndetësore dhe Përdorimet Terapeutike. Lule Qumështorja përdoret gjerësisht për të trajtuar bronkitin dhe problemet që kanë të bëjnë me astmën.

Kjo lule ofron shërim dhe çlirim nga simptoma të shkaktuara nga i ftohti dhe gripi. Përdorime të tjera të Lule Qumështores i gjeni si më poshtë.

• Gjethet e Lule Qumështores vijnë në ndihmë kundër irritimeve të lëkurës. Qumështi mund të jetë toksik por është efikas për heqjen e lythave.

• Ekstrakti i luleve të copëtuara të Qumështores mund të shërojnë infeksionet e syrit dhe inflamacionet e tij.

• Bima besohet të ofrojë shërim nga ethet tropikale sepse lehtëson prodhimin e trombociteve.

• Lule Qumështorja mund të përdoret edhe për të trajtuar pickimin e gjarpërit.

• Lule Qumështorja njihet të ketë vlera kundër krimbave dhe parazitëve të tjerë që prekin organizmin.

• Lule Qumështorja stimulon prodhimin e qumështit tek nënat lehonë.

• Rrënja e Lule Qumështores mund të transformohet në një pastë për të shëruar dhimbjet e stomakut. Megjithatë, ajo duhet konsumuar vetëm në doza të rekomanduara sepse mund të shkaktojë të vjella.

• Lule Qumështorja mendohet të ketë vlera antivirale dhe është përdorur në trajtimet e disenterisë dhe zbutjen e simptomave të diaresë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.