Kryetari i PD Lulzim Basha zhvilloi një bisedë online me Manfred Weber, kryetar i grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Europian atë të Partisë Popullore Europiane. Në qendër të bisedës ishte interesimi i zotit ëeber për shqetësimet dhe temat kryesore të fushatës zgjedhore në Shqipëri.
Basha theksoi se shqetësimet kryesore të shqiptarëve sot janë gjendja e rëndë ekonomike, kostoja e lartë e jetesës, papunësia dhe emigrimi. Por, shtoi Basha, zgjidhja e të gjitha këtyre problemeve është e lidhur ngushtë me integrimin europian të vendit: “Qytetarët janë të zhgënjyer pas 8 viteve të qeverisë Rama, 8 vite ngecjeje në vendnumëro në procesin e Integrimit Europian dhe duan ndryshim. Por shqiptarët sot e dinë se ndryshimi do të vijë vetëm kur Shqipëria të bejë progres në procesin e integrimit në BE. Fatkeqësisht në këto 8 vite, vendi nuk ka bërë progres por madje ka shënuar hapa mbrapa sa i përket nivelit të korrupsionit, luftës kundër krimit të organizuar dhe shtetit ligjor. Prandaj sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë parakushte për të ecur përpra në procesin e integrimit, parakushte për të përmirësuar jetën e shqiptarëve dhe për të rritur mirëqenien e tyre”.
Weber theksoi se është gjithmonë mirë të dëgjojmë se reformat e pëcaktuara nga BE janë garanci për të ardhmen europiane për Shqipërinë. Ai u interesua për standartet dhe infrastrukturën zgjedhore, më konkretisht mbi situatën me mediat, me aktivitetet e fushatës, dhe në përgjithësi me aksesin në infrastrukturë për aktivitetin politik të PD. Ai theksoi se zgjedhjet e 25 prillit janë jetike për të ardhmen europiane dhe integrimin europian të Shqipërisë. Prandaj standartet e zgjedhjeve të 25 prillit janë një kusht që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e integrimit europian.
Postime te ngjashme
Add A Comment
