Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Punime në kohë rekord: Spitali i Fierit drejt fundit, hapet javën e tretë të prillit

22:54 / March 24, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spitali i fierit1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita e 70-të e punimeve e gjen Spitalin Rajonal memorial të Fierit me godina të ndërtuara plotësisht. Evis Berberi, koordinator i projektit, pohon se puna me strukturën ndërtimore ka përfunduar, ndërsa aktualisht po punohet për hapësirat e jashtme:

“Kemi arritur deri në 90% të projekteve të realizuara në aspektin ndërtimor pra janë mbaruar të tre seksionet nga ana ndërtimore po punohet për infiniturat e tyre. 10% i cili na ka mbetur është sistemimet e jashtme, që kanë të bëjnë me gjelbërimin, me shtrimin e parkingut, me shtrimin e rrugëve dytësore dhe të trotuarëve”.

150 dhomat e pacientëve presin vetëm të plotësohen me pajisjet e nevojshme hotelerike dhe mjekësore. Në pavione është kryer edhe testi i energjisë elektrike:

“Në seksionin A dhe C janë përfunduar, siç duket, pothuajse 95% e punimeve, vendosja e dyerve, vendosja e dritareve, vendosja e paisjeve hidrosanitare, lyerja, vendosja e dyshemesë teknologjike. Të gjitha paisjeve mjekësore ndihmëse, ne presim që brenda datës 26 të filloj ardhja e mobiljeve dhe diku nga data 2 deri në 6 Prill, të na vijnë paisjet e para mjekësore”.

Ndërtimi i Spitalit Rajonal të Fierit brenda 3 muajve iu premtua kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të tij me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Por a kanë ndërtuesit një afat të përafërt për mbylljen e punimeve?

“Në zonën e urgjencës në të cilën ne ndodhemi tani janë menduar që të jenë 12 shtretër njëkohësisht, por kjo nuk do të thotë që do të trajtohen vetëm 12 pacientë. Pra, urgjenca shërben edhe si ambulatore shërben edhe për rastet më të rënda të cilat kanë nevojë për shtrimin në pavion. Maksimumi java e tretë e muajit Prill objekti do të jetë i dorëzuar.”

Sipas marrëveshjes 60% e stafit mjekësor dhe menaxherial do të vijë nga Turqia për një periudhë 6 mujore deri 1 vjeçare, deri në përzgjedhjen e plotë të stafit shqiptar.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, me anë të një videomesazhi, nderkohe u ka bërë thirrje të gjithë profesionistëve të shëndetit të interesuar për t’u punësuar në Spitalin e Ri Rajonal Memorial Fier, që të aplikojnë menjëherë, duke garantuar punësim me meritë dhe transparencë, ndërsa bëri me dije se spitali i ri është drejt përfundimit.

“Për nga standardet, por edhe për nga mënyra e administrimit, ky spital do të vendosë gurin e themelit sa i përket ndërtimit të modelit të ri të autonomisë spitalore në Shqipëri. Spitali Rajonal Memorial do të menaxhohet nga një ekip i përbashkët shqiptaro-turk. Ky spital do të ketë 150 shtretër, 19 shërbime dhe njësi klinike ambulatore dhe me shtretër. Një spital i cili do të mundësojë shërbime të nivelit terciar për qytetarët shqiptarë”, tha Manastirliu.

Spitali i Ri Rajonal Memorial Fier do të ketë mbi 300 të punësuar, 50 nga të cilët do të jenë profesionistë nga Turqia.

“Kjo ftesë u drejtohet të gjithë menaxherëve shëndetësorë spitalore, mjekëve sipas specialiteteve të përcaktuara në thirrjen publike, infermierëve, teknikëve që plotësojnë kriteret për t’u përzgjedhur dhe që janë të gatshëm të bëhen së bashku me ne pjesë e këtij projekti ambicioz që po hedh hapat e parë drejt autonomisë së sistemit spitalor publik”, ka bërë thirrje Manastirliu.

Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nga një komision ad-hoc, sipas një sistemi pikëzimi, i cili vlerëson dosjen e aplikantit dhe intervistën.

Fierit rekord spitali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.