Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mustafa Nano flet për çeljen e fushatës elektorale dhe dallimin mes PD dhe PS

21:10 / March 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mustafa nano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë hapur pasditen e kësaj të enjte fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Lidhur me këtë temë, analisti Mustafa Nano tha se PD asiociohet më shumë me protestat sepse është krijuar atëherë kur protestohej, ndërkohë që shtoi se PS ka preferuar zgjidhje më pak të bujshme.

I pyetur lidhur me vendet që ata kanë zgjedhur jo shumë larg njëri-tjetrit, Nano tha se kjo gjë është e zakonshme, pasi sipas tij Bulevardi që nga momenti që është krijuar ka bërë historinë e Shqipërisë.

Zoti Nano ka nisur fushata elektorale, cila është përshtypja juaj e parë edhe mbi dekorin që kanë përzgjedhur dy forcat politike për të hapur këtë fushatë?

PD asiociohet më shumë me protestat sepse është krijuar atëherë kur protestohej. PS ka preferuar zgjidhje më pak të bujshme. Kjo më kujton fushatën elektorale në Amerikë. PD është më sfiduese ndaj legalitetetit, PS ka qenë më e ndrojtur. Mund të ketë lexime të ndryshme.

Fakti që kanë zgjedhur të njëjtin vend?

Kjo ka ndodhur gjithmonë. Bulevardi që nga momenti që është krijuar ka bërë historinë e Shqipërisë. Shehshin Skënderbej e ka pasur PD vazhdimisht, por tashmë PD nuk ka më kimi me këtë shesh që tashmë e ka marrë PS.

Nuk e di a vutë re ju faktin që fjalimet e para u mbajën nga kandidatet gra. Pse mendoni se kanë bërë këtë përzgjedhje?

Kjo është një qasje e kërkuar dhe bëhet në shoqëritë maskiliste.

Çfarë mund të na thoni për devizat e PS dhe PD, Shqipëria, e ardhmja jonë thonë socialistët pas 8 vitesh pushtet, ndërkohë që demokratët thonë se me ne Shqipëria fiton.

Këto përgjithësisht më lënë indiferent, nuk e di sa rëndësi ka, por mua më lë indiferent. Unë përpiqem të shoh në thelb çfarë ka fushata. Slogani i Trump ishte shumë i gjetur dhe la shenjë sepse përdorej pas shumë kohësh dhe pati një efekt të çuditshëm, u bënë veshje dhe kapele me ta.

Raportuesja e PE per shqiperine tha sot se vendi yne meriton tryezen e pare nderqeveritare dhe se ka plotesuar reformat. Mendoni  se i kemi plotesuar kushtet? Per cilat e ka fjalen sipas jush?

Kushtet dihen, Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër korrupsionit, kjo e dyta ende nuk ka dhënë prova, por është duke u hetuar ish-kryeprokurori. Në këtë kuptim ndoshta Brukseli ka marrë për shenjë këtë. / ABC

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.