Monika Kryemadhi ka komentuar incidentin që ndodhi në zyrat e LSI-së në Durrës, ku u gjet një kamera përgjuese.
Kryemadhi tha në TPZse kamera është vendosur nga stafi i djalit të Lefter Kokës, por se këto episode e bëjnë atë “për të qeshur”.
“Është hera e tretë që stafi i LSI, ka piketuar kamerat që vendos stafi i djalit të Lefter Kokës. Dje u nervozuam. Pretendojnë që mund të marrë vota Lefteri, se e kërcënon Edi Rama, thotë ku i ke votat. Është e disata herë.
Ne i mbajmë në vëzhgim, edhe tallemi me ta.
Kanë mbetur njerëzit e LSI, ti marrë Arbëri me spaçatorët e tij? Nuk lë njeri pa futur mik, aman mos më denonconi në Polici. Kjo tregon nivelin ordiner”, deklaroi Kryemadhi.
