Sot me këtë recetë do të sillni ëmbëltoren në shtëpinë tuaj.
Përbërësit: 1 banane; 3 lugë gjelle qumësht me pak yndyrë; 1 lugë gjelle arra të grimcuara.
Receta dhe përgatitja:
Fillimisht priteni bananen në copa të vogla dhe vendoseni në frigorifer, në ngrirje.
Pastaj futeni në një blender sëbashku me qumështin. Prisni derisa të merrni një përzierje homogjene.
Masën e krijuar hidhenin në një gotë dhe dekorojeni me arra të copëtuara, ose fruta të tjera sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!
