Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

“Rasti kur aplikohet gjoba për siguracionin”, Gonxhja: Po t’u hoq patenta kthehesh në autoshkollë

19:46 / March 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesit e automjeteve që nuk rinovojnë siguracionin nuk do të marrin gjoba automatike.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja sqaron se pavarësisht kërkesave të shoqërisë së siguracioneve një rregull i tillë nuk do të përfshihet në kodin rrugor.

Penalitete për drejtuesit e makinave do të ketë në rastet ku konstatohen nga policia në ambiente publike.

“Nuk ka asnjë dispozitë të tillë që të kemi dakordësuar që të jetë pjesë e Kodit Rrugor për të përcaktuar një gjobë automatike nëse nuk rinovon siguracionin e detyrueshëm. Ka vetëm një mënyrë sesi gjobat për mospasje siguracioni të detyrueshëm aplikohen, kjo është përmes vizualizimit, kapjes në qarkullim” tha ai.

Pas shtyrjes me tre muaj brenda 2 javëve pritet të rinisë edhe procesi i kolaudimit të automjeteve. Gonxhja sqaron se kriteret e kontrollit teknik të automjeteve do të jenë më të forta meqenëse zgjatet periudha e kontrollit nga 1 vit në 2 vite.

“Teknikët po punojnë dhe shumë shpejt do të jemi në gjendje të hapemi për shërbimin e ri të koaludimit, kriteret do të jenë më të forta” tha ai në ABC.

Në ndryshimet e Kodit Rrugor është parashikuar rritje e penaliteteve për drejtuesit që abuzojnë me rregullat në të gjitha nivelet. Për këta persona do të jetë e detyrueshme rikthimi në autoshkolle.

“Flasim për ata që i kanë përsëritur dhe janë në ekstremet e kundravajtjes. Kur anulohet leja e drejtimit, nuk do të ketë më vetëm ritestet, por një rikthim në bankat e autoshkollës” tha ai.

Ndryshimet në Kodin Rrugor tashmë kanë kaluar në komisionet parlamentare dhe pritet të marrin miratimin përfundimtar në parlament në seancën e ardhshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Nga 1 janari dyfishohet bonusi mujor për pensionistët

11:54 / November 3, 2026

Hyn në fuqi VKM/ Ulet pragu i TVSH-së për biznesin e vogël në 5 milionë lekë, nis zbatimin nga 1 janari 2027!

14:00 / November 1, 2026

Paketa Fiskale 2027, Tabaku ngre shqetësimin për bizneset e vogla: Qeveria u ka shtuar barrën

12:38 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.