Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dokumentet, çfarë kërkon opozita në Komisionin “Tahiri 2”? Kuvendi e fut në rend dite

12:08 / February 20, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1541060348 saimirtahiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa opozita ka paralajmëruar protestën e radhës këtë të enjte, Kuvendi ka përcaktuar dhe rendin e ditës, por jo orën se kur do të nisë seanca.

Në rendin e ditës është përcaktuar dhe ngritja e komisionit të ri hetimor për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në fund të janarit, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, opozita kërkoi shtyrje të afatit të komisionit hetimor, gjë që nuk u pranua nga maxhoranca. Kjo e fundit nga ana e saj kërkoi që opozita të bënte kërkesë për një komision të ri.

Fill një ditë pas saj, PD depozitoi në Kuvend kërkesën për komisionin “Tahiri 2”, ku kërkoi dhe shtrirje në kohë të periudhës së hetimit nga 1 janari 2014 deri në 1 janar 2018, ndërkohë që Tahiri prej marsit të 2017 nuk është më ministër i Brendshëm.

Nga dokumentet në rendin e ditës, që disponon Tirananews, rezulton që Konferenca e Kryetarëve ka vendosur ngritjen e këtij komisioni, i cili ka vetëm emrat e demokratëve, dhe jo të socialistëve. Edi Paloka do të jetë sërish kryetar, dhe anëtar Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Myslym Murrizi dhe Endrit Braimllari. Vendet e PS janë të paplotësuara.

Në rend dite thuhet: PROJEKTVENDIM “PËR NGRITJEN E KOMISIONIT HETIMOR PËR TË KONTROLLUAR VEPRIMET DHE MOSVEPRIMET E ORGANEVE SHTETËRORE NË PARANDALIMIN DHE GODITJEN E FENOMENIT TË KULTIVIMIT DHE TRAFIKUT TË LËNDËVE NARKOTIKE, GJATË PERIUDHËS 1 JANAR 2014 – 1 JANAR 2018, PËRFSHIRË ÇËSHTJEN PËR TË CILËN PROKURORIA PO HETON Z. SAIMIR TAHIRI, ISH – MINISTËR I BRENDSHËM”

Kërkesa e demokratëve mban firmën e 1/4 të deputetëve të Kuvendit. Maxhoranca pasi ka bërë krahasimin me kërkesën e komisionit “Tahiri 1”, vëren se “Komisioni administron dhe shqyrton te gjitha materialet e ardhura ne zbatim te vendimit te Kuvendit te Shqiperise nr. 30/2018, pa qene e nevojshme riperseritja e kerkesave per informacion per institucionet qe kane permbushur pergjegjesine e tyre ligjore”.

Opozita në kërkesën e saj prej tetë faqesh, që mban datën 1 shkurt 2019, thotë se: “Objekti i hetimit, eshte i argumentuar qarte dhe ne menyre te mjaftueshme ne kerkese, si dhe permban fakte te percaktueshme, te cilat te tregojne qarte se per çfare po hetohet, duke evidentuar edhe ceshtjen qe kerkohet te hetohet. Nga faktet e disponuara nga ana jone dhe qe nje pjese jane here edhe publike ne media, rezulton se ekziston nje lidhje substanciale midis informacionit apo hetimit qe kerkohet te realizohet, dhe nje shkalle te arsyeshme te qellimit legjitim te legjislativit, per mbrojtjen e parimeve te shtetit te se drejtes dhe cimentimin e kultures se pandeshkueshmerise ne rradhet e zyrtareve te larte”.

Gjithashtu këtë herë në komision PD argumenton dhe qëndrimet e maxhorancës, dhe qeverisë që sipas saj ka “mbrojtur” në atë kohë ish-ministrin Tahiri. “Te gjitha faktet e mesiperme, flasim per nje veprimtari te koordinuar te autoriteteve publike per te mos lejuar hetimin e kesaj çeshtje. Te gjitha keto, bejne te domosdoshme qe te realizohet nga Kuvendi i Shqiperise nje hetim i plote administrativ, ne mbrojtje te interesit publik dhe marrjen e masave per te lejuar hetimin e plote dhe te gjitheanshem te kesaj çeshtje nga organet pergjegjese kushtetuese”, thuhet në kërkesën e PD-së.

Lexo edhe: A do të ketë një “Tahiri 2”. PS lë në pritje komisionin hetimor për ish-ministrin

  • dok1 2
  • dok2 2
  • dok3 1
  • dok4 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Kreu i Inteligjencës Amerikane: Putin nuk është mik i SHBA-së në çështjen e Ukrainës

16:52 / November 22, 2026

Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe perspektivën evropiane

15:19 / November 22, 2026

Kanosi bashkëshorten me kallashnikov dhe qëlloi në ajër pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga 40 vjeçari në Libohovë

13:27 / November 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.