Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka anuluar takimet e fushatës në respekt të ndarjes nga jeta të politikanit socialist Bashkim Fino.
Ai kishte planifikuar takim me elektoratin e tij në Fier. Lajmi konfirmohet dhe nga selia blu.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
Për shkak të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit të parlamentit Bashkim Fino, kryetari i PD Lulzim Basha vendosi të shtyjë aktivitetet politike të parashikuara për ditën e sotme në Fier me pjesëmarrjen e tij.
