Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Qeveria dhe opozita bien dakord/ Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut shtyhet për në shtator

17:01 / March 29, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zaev
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut është shtyrë për në muajin shtator, kjo pas takimit të zhvilluar sot mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Sipas marrëveshjes regjistrimi në terren pritet të realizohet nga 5 deri në 30 shtator, ndërsa aplikacioni për regjistrimin e diasporës mbetet aktiv deri atëherë.

“Takimi i sotëm është pozitiv dhe i suksesshëm. Kemi lënë hapësirë edhe për takime tjera”, tha mes tjerash Hristijan Mickoski.

Partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE pretendonte se regjistrimi nuk ishte një proces statistikor por politik, duke akuzuar partitë në pushtet për kurdisjen e rezultatit sa i përket përqindjes së popullatës, në veçanti asaj shqiptare. Gjatë fushatës së saj ata arritën të sigurojnë 100.000 nënshkrime kundër procesit të regjistrimit të popullsisë. Në takimin e sotëm është biseduar edhe për ndryshime në Kodit Zgjedhor. Grupet e punës për Kodin Zgjedhor në Kuvend do të inkurajohen për të bëre ndryshimet e nevojshme për terminalet e shenjave të gishtave, për ndryshime e modelit ne një njësi zgjedhore, për lista te hapura për këshilltare komunash, për zgjedhjen e kryetareve te komunave në një rreth zgjedhor

Maqedoninë e Veriut Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.