Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Studimi i ri: Vaksinat Pfizer dhe Moderna ulin 80% rrezikun e infektimit dy javë pas dozës së parë

19:27 / March 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksine BioNTech Pfizer 696x449 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vaksinat për COVID-19n të krijuara nga kompanitë Pfizer – BioNTech dhe Moderna e ulin rrezikun e infektimit me 80% dy javë ose më shumë pas dozës së parë, sipas të dhënave të një studimi të publikuar të hënën me rreth 4 mijë persona të vaksinuar që punojnë në kujdesin shëndetësor ose në vijën e parë të përpjekjeve kundër koronavirusit.

Rreziku i infeksionit ra me 90% dy javë pas dozës së dytë, thuhet në studimin që vlerëson në praktikë efikasitetin e vaksinave.

Studimi i kryer nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) përpiqet të përcaktojë aftësinë e vaksinave për mbrojtjen kundër infeksionit, përfshirë infeksionet që nuk shkaktojnë simptoma.

Provat e mëparshme klinike nga ana kompanive vlerësonin efikasitetin e vaksinave të tyre për parandalimin e sëmundjes.

“Ky studim tregon se përpjekjet tona kombëtare të vaksinimit po funksionojnë,” tha Drejtoresha e CDC, Rochelle Walensky, në një deklaratë.

Gjetjet nga përdorimi në praktikë i këtyre vaksinave që funksionojnë me metodën gjenetike të ARN-së, konfirmojnë atë që u vu re në provat e kontrolluara klinike të kryera para se ato të merrnin autorizimin për përdorim emergjent nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Studimi shqyrtoi efektivitetin e vaksinave midis 3,950 pjesëmarrësve në gjashtë shtete gjatë një periudhe 13-javore, nga 14 dhjetori 2020 deri më 13 mars 2021.

Teknologjia e re e “lajmëruesit ARN” përdor një element kimik natyror që “udhëzon” qelizat të krijojnë proteina të cilat janë kopje e një pjese të koronavirusit. Kjo e mëson sistemin imunitar të njohë dhe të sulmojë virusin e vërtetë./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.