Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Covid-19/ Italia vendos rregulla të ashpra, kush hyn nga jashtë do të karantinohet për 5 ditë

17:56 / March 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
itali covid 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Udhëtareve nga vendet e BE-së që do të hyjnë në Itali do t’u kërkohet karantinimi i detyrueshëm për 5 ditë, në mesin e valës së tretë të pandemisë që ka bërë të rriten ndjeshëm infeksionet e reja në disa vende.

Vendimi i qeverisë italiane vjen në një kohë kur, edhe Gjermania u ka kërkuar të gjithë personave që udhëtojnë me avion të paraqesin një test negative të koronavirusit. Ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer deklaroi se vendi do t’i shtojë kontrollet edhe në kufijtë tokësorë. Në shenjester janë sidomos udhëtarët nga Franca.

Spanja, gjithashtu ka ndryshuar rregullat për disa shtete, dhe testin negativ të koronavirusit ua kërkon veçanërisht me insistim francezëve, ndërsa ka lehtësuar disa kufizime për britanikët. Ekzekutivi italian këmbëngul që përveç izolimit për pesë dite, të ardhurit nga vendet e Bashkimit Europian të kenë një test në mbërritje dhe pas karantinës, ta bëjnë tamponin sërish.

Karantina është parashikuar edhe për vendet jashtë bllokut europian. Masa u mor pasi u pa se kishte një numër shumë të madh prenotimesh për fluturime nga jashtë, dhe prej frikës se mund të përsëritet situata e verës së kaluar kur mijëra persona, përfshirë ata që kishin udhëtuar jashtë kufijve e ishin kthyer sërish, bënë që të rritej ndjeshëm numri i infektimeve.

COVID-19 Italia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet e energjisë, nafta arrin nivelin më të lartë në gjashtë javë

12:17 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Trump miraton marrëveshjen bërthamore civile me Arabinë Saudite, shtohen shqetësimet për sigurinë në Lindjen e Mesme

11:10 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.