Analisti Baton Haxhiu ka komentuar skemën e re të kryeministrit Rama për të vendosur figura të njohura në vende të pasigurta në lista.
Baton Haxhiu, tha për Fatmir Xhafajn dhe Pandeli Majkon se nuk janë faktorë të cilët Rama po i ndëshkon për arsye pushteti, por përkundrazi, kanë marrë shumë nga Partia Socialiste dhe nuk kanë kontribuar aq sa u takonte secilit.
“Modeli i vitit 2017 ka krijuar një lloj përtacie të njerëzve që kanë qenë në listën fituese të kryeministër. Ndonjëherë është më mirë të jesh jashtë listës, se sa brenda listës dhe të fitosh një farë beteje me veten që t’i rikthehesh prapë për faktin se nuk ke kontribuar ose ke marrë më shumë se duhet nga partia”, u shpreh Haxhiu për Euro News.
