Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kjo është bima mrekullibërëse që rritet në Shqipëri dhe kërkohet shumë në gjithë botën

14:07 / March 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 606463fad7ce8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bima e Pelinit e njohur edhe si bima e Artemisias gjendet në jo shumë vende të botës. Fatmirësisht ajo haset në gjendje të egër edhe në Shqipëri.

Ajo ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë tradicionale, ndërkohë që çajrat e përgatitur nga gjethet e thara të kësaj bime janë përdorur për trajtimin e temperaturës.

Kjo bimë ka një shije të hidhur, megjithatë vlerat e saj shëndetsore janë të fuqishme.

Studimet shkencore për Pelinin apo Artemisian

Lufton viruset: Disa prej studimeve më të fundit kanë zbuluar se kjo bimë përmban një substancë të njohur si artemisinë.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, kjo substancë parandalon zhvillimin e një sërë virusesh përfshirë herpesin, apo hepatitin B dhe C.

Shkencëtarët janë gjithashtu të angazhuar në studimin e një substance tjetër të kësaj bime të njohur si ‘thujon’ që rezulton të jetë antioksidant shumë i fuqishëm.

Ekstraktet e kësaj bime përdoren për uljen e temperaturës dhe për fuqizimin e sistemit imunitar. Së fundmi, aftësitë qetësuese të këtyre ekstrakteve janë përdorur edhe në terapi të shumta aromash.

Ajo përdoret gjithashtu edhe në industrinë e parfumerisë dhe për shumëfishimin e shijes dhe aromave të pijeve dhe verërave.

Kundër tumoreve: Disa studime të tjera kanë zbuluar lidhje mes dy prej substancave përbërëse të kësaj bime: artemisina dhe artesunate në luftën kundër kancerit.

Në vitin 2001, dy shkencëtarë të Universitetit të Uashingtonit i dhanë famë kësaj bime pasi zbuluan se shumë përbërës të saj luftonin qelizat e kancerit të gjirit.

Edhe studime të tjera shkencore treguan se kjo bimë kishte potencial të fortë në trajtimet terapeutike dhe parandaluese kundër tumoreve.

Përfitoni vlerat e çajit të Pelinit

Çaji i Pelinit apo Artemisias është një kurë tradicionale bimore që mendohet të përmirësojë sistemin imunitar dhe të qetësojë mendjen.

Në shumë raste, çajrat e tillë konsumohen nga njerëzit që zgjedhin kurat bimore në vend të pilulave farmaceutike.

Gjethet e bimës  shiten të thata ose të përpunuara gati për përgatitjen e çajit, në farmacitë bimore apo në dyqanet e specializuara.

Çaji i Artemisias përftohet njëlloj si çdo çaj tjetër. Gjethet kanë shije të hidhur, ndaj duhen kombinuar me mjaltë ose ëmbëlsues të tjerë natyralë./AgroWeb.org

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.