Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Anoreksia dhe paranoja, rritet numri i të rinjve në repartet psikiatrike

14:01 / April 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
psikolog onlin e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pandemia vijon të mbushë spitalet dhe jo vetëm me të sëmurë me Covid-19. Në Francë dhe në Belgjikë, shifrat e të miturve të shtruar në repartet psikiatrike janë alarmante.

Shumica janë pacientë nën moshën 15 vjeç.

Të rinjtë vuajnë nga ankthi dhe paniku, por dhe nga depresioni, çrregullime në ushqim. Psikiatrit rendisin anoreksinë ndër shqetësimet kryesore. Në reparte ka të mitur që kanë humbur deri në 20 kilogramë dhe në pjesën më të madhe të rasteve prindërit as nuk e kanë vënë re një gjë të tillë.

Mes të sëmurëve rëndë ka dhe fëmijë e adoleshentë me depresion, paranojak dhe me mani persekutimi. Sigurisht ka edhe adoleshentë të cilët vuajnë nga mungesa e vëmendjes, dhe është kjo grupmoshë që alternon një javë mësimin në klasë dhe një javë online.

Pjesa më e madhe e tyre nuk duan të kthehen më në klasë. Një numër i madh i tyre ka humbur zakonin për t’u zgjuar herët dhe kur rikthehen në klasë nuk pranojnë të qëndrojnë ulur për 7 orë.

Repartet psikiatrike po përgatiten të rrisin stafin e tyre edhe pas pandemisë. Në fakt, të rinjtë po vuajnë jo vetëm pasojat psikologjike por edhe ekonomike të kësaj krize.

Sipas mjekëve, ndjenja e pasigurisë që ata kanë do të vazhdojë të shkaktojë sëmundje të reja te më të rinjtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.