Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përkujtuar 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO me ceremoninë e atij viti teksa kërkon votën për Partinë Demokratike më 25 prill për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“12 vite më parë e anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Me 25 prill votoni Partinë Demokratike, votoni numrin 9 dhe bashkohuni me mua për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian”, shkruan Basha.
