Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zyrtarizohet ndryshimi i emrit, Bashka Ura Vajgurore, tashmë zyrtarisht merr emrin Dimal

16:29 / April 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
46c6ead6 d9d2 4758 82f1 7d7618538c80
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekretuar sot ndryshimin e emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore nga “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”. Ndryshimi i emrit në Dimal ka qenë një ide e hershme, e cila mori formë, kur Kryetarja e Bashkisë, Juliana Memaj ngriti një grup pune për rijetëzimin e qytetit antik të përbërë nga arkeologë, gazetarë, regjisorë, intelektualë dhe banorë të zonës. Emërtimi i ri që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradiçionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie. Ky ligj materializon vullnetin e popullsisë së zonës, pas një procesi të gjerë konsultimi me banorët e kësaj bashkie.
Gjashtë vitet e fundit Bashkia Dimal ka njohur një sërë investimesh, ku një nga më madhorët ka qenë dhe rijetëzimi i qendrës së qytetit duke e kthyer atë në një atraksion turistik. Pas përurimit të statujës “Djaloshi i Dimalit” në Urën Vajgurore, simbol ky i këtij qyteti, u bë i mundur dhe rehabilitimi i qendrës së qytetit. Muralet e artistëve të njohur vendas por dhe nga bota i kanë dhënë ngjyra qytezës së vogël duke rritur numrin e turistëve të huaj dhe duke hapur një perspektivë të re zhvillimi. Ndërkaq, një nga projektet e kryebashkiakes Memaj është dhe krijimi i shtigjeve natyrore, vendosja e tabelave orientuese përgjatë rrugëve që të çojnë në qytetin e lashtë. Gjithashtu është projektuar krijimi i një qendre pritëse dhe ngritja e një muzeu për mbledhjen e të gjithë artifakteve të ndryshme që flasin për këtë qytetërim të vjetër antik ilir.

  • 46c6ead6 d9d2 4758 82f1 7d7618538c80
  • 7ace98d1 4907 4502 ab51 f15ecb7d099c
  • 28e72b82 31f0 49b8 9106 5956eb8b0bb0
  • 0f6bdb08 4455 4193 9590 e417a74f44a0

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.