Qiqrat janë baza e ushqimit vegjetarian dhe artikull i përshtatshëm për të sëmurët me diabet, sepse kanë indeks të ulët glikemie.
Përmbajnë shumë proteina, fibra dietale, janë të pasura me minerale, ndihmojnë në pengimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe ulin kolesterinën, transmeton Telegrafi. Ne ju ofrojme nje recete gatimi me qiqra dhe lakra.

Përbërësit e nevojshëm:
– sasia e qiqrave sipas dëshirës,
– fletë lakre
– pak vaj ulliri,
– një thelb hudhre,
– një spec të kuq,
– kripë,
– piper,
– perime të freskëta erëzash sipas dëshirës.
Përgatitja:
Fletët e lakrës së egër pritni në shirita të gjatë apo sipas dëshirës dhe kërcellin e fortë hiqeni nga fleta.
Në dy lugë vaj ulliri qesim thelbin e grirë shumë pak vetëm që të marrë erë dhe sipër shtojmë lakrën e egër dhe i marinojmë pak.
I qesim sipër ujë, shtojmë erëzat dhe i ziejmë në zjarr të mesëm rreth 20 minuta. Pastaj shtojmë lakrën të cilën më parë e kemi zier dhe të gjitha bashkë i ziejmë edhe 10 minuta.
Gjithashtu mund të shtoni edhe patate të prera në kube dhe lakrën pas njomjes mirë shpëlajeni dhe zieni drejtpërdrejt në thjerrëza. E gjitha varet nga ju.
Preferohet që qiqrat të zihen vec, sepse një pjesë nevojitet të bëj humus.
Ky ushqim gjithashtu mund të shërbejë edhe si shtojcë nëse bëhet i dendur me sa më pak lëngje.
Në fund thjerrëzat mund t’i dendësoni duke shtuar pak xhelatinë të tundur apo miell
