Presidenti i Republikës Ilir Meta tha sot në emisionin “Log” se për të nuk ka shumë rëndësi se kush i fiton zgjedhjet, mjafton të vendoset drejtësia dhe të ecë përpara integrimi në BE.
Kreu i Shtetit lidhur me atë që ai e quan “mafie ndërkombëtare” tha se nuk pyet për ta, apo për diplomatët që bashkëpunojnë me Ramën, duke i quajtur edhe horra.
Gishtin e ka drejtuar mbi Dvoranin duke e quajtur si person të korruptuar që ka penguar procesin e formimit të Gjykatës Kushtetuese. Meta tha se ai për dhunimin që i ka bërë Kushtetutës do të shkojë në burg.
Meta: Për mua nuk është e rëndësishme se kush do të fitojë zgjedhjet, por është e rëndësishme që të jenë një mundësi e artë për vendin për t’u shkëputur nga kjo pengmarrje e legjitimitetit të institucioneve, por edhe përsa i takon çeljes së negociatave me BE. Në këto zgjedhje nuk garojnë 2-3 parti, por 12 përveç kandidatëve të pavarur, ndaj s’duhet të paracaktojmë se kush do jenë fituesit e zgjedhjeve. Qendrimet e mia kanë interes të rivendosin rendin kushtetues në vend.
Pyetje: Rama tha sot se “Meta flet me vete sa herë del në televizion dhe 1/3 të fjalëve thotë burg”. Duke pasur parasysh se Dvoranit iu dha titulli nga DASH dhe Komisioni i Venc iu dha juve të drejtë, a është mesazh ky që kujdes nga ajo që quani mafie ndërkombëtare.
Meta: Nuk e llogaris fare mafien ndërkombëtare ata i kanë mesazhet e mia në telefon dhe ua them këtu që të kenë kujdes me shqiptarët se çdokush është zot në vendin t ij dhe çdogjë do të bëhet sipas Kushtetutës. Kush shkel kushtetutën e ka vendin në burg. Turp të kenë ata diplomatë të korruptuar që kanë bashkëpunuar me Edi Ramën për të bllokuar procesin e formimit të Gjykatës dhe i dhanë të drejtë një gangsterri. Meta nuk pyet për asnjë në botë, për horra dhe gangsterrë ndërkombëtarë që ndajnë lekët me Ramën unë nuk pyes. Nuk kam tre fytyra.
