Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Fuga ironi për takimin e kryebashkiakes me Ramën: More rolin e guidës turistike, por dale moj zonjë se…

14:35 / April 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ARTAN FUGA 700x525 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Akademiku i njohur, Artan Fuga teksa ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama sot në Roskovec, nuk i ka kursyer ironitë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, duke marrë shkasë nga prezantimi i projekti i rilindjes urbane të Roskovecit nga ana e kryebashkiakes Majlinda Bufi, Fuga thekson se një përfaqësuese e pushtetit vendor nuk mund të përfshihet në fushatën elektorale.

Mes të tjerash akademiku pohon se kryebashkiakja u shndërrua në një guidë turistike për kryeministrin Rama, i cili ndodhet sot në Roskovec, që e krahasoi mes ironisë si Budapesti.

REAGIMI I FUGËS

Mor por shoh këtë kryebashkiaken e kësaj qendre të vogël urbano – rurale të Roskovecit. Shumë e shkathët, e gojës, dhe e pasionuar pas punës duket.
Por, më duket se ka ngatërruar rolin, detyrën, funksionin, ajo është përfaqësuese e komunitetit vendor, ndonëse është zgjedhur pa kandidatura të vërteta rivale në zgjedhje moniste. Por, po e le këtë. Nuk është guidë turistike e kryeministrit në fushatë elektorale një kryebashkiake.
Ajo është përfaqësuese e të majtëve, të djathtëve, nacionalistëve, liberalëve, intelektualëve, fermerëve, konservatorëve, enveristëve të Roskovecit, pa dallim bindjesh dhe qëndrimesh politike.
Taksat e tyre janë, pse bën fushatë elektorale kjo zonja?
Godina e re e bashkisë m’u duk e bukur, por krejt jashtë përmasave të një bashkie të një qendre të vogël urbano-demografike si qendër zone rurale. Sa janë harxhuar nga buxheti i taksave të popullsisë lokale aty! Pse krenohet se bashkia e një zone rurale të jetë më e bëshme se ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë?
Cfarë janë këto ide grandomanie ?
Aq më shumë i paraqet në kuadrin e një fushate elektorale partie, kryetarit të asaj partie, duke harruar se ato janë taksa lokale që kanë bërë atë qendër dhe atë ndërtesë. Pa lidhje fare me fushatën e forcave politike në plan kombëtar!
Çfarë bëhet kështu që në kundërshtim me ligjin bëhet fushatë elektorale me fondet publike?
Ore kemi Komision Zgjedhor Qendror ne apo jo?
Ore kemi ndarje midis pushtetit ekzekutiv qendror, kryeministrit, dhe pushtetit lokal, apo jemi si në kohën kur shoku Mehmet shkonte në Roskovec?
Kemi ndarje mes politikës dhe fushatës elektorale kombëtare dhe administratës komunale ne apo jo?
Këto janë skandale propagandistike mo! Zonjat kryebashkiake bëjnë rolin e guidës turistike dhe tregojnë se ku do të vendosin llampadarët nëpër mure! E kam parë në Budapest – thotë! Ku Budapesti ku Roskoveci! Po dale moj zonjë, më pak yrysh, se jemi bërë grandomanë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Wi-Fi falas në të 61 bashkitë e Shqipërisë/ BE: Një tjetër hap drejt përfshirjes digjitale dhe integrimit europian

13:53 / August 29, 2026

Uljan Shpataraku në GJKKO për masën e sigurisë, ish-polici u arrestua me Ergys Agasin, në banesë iu gjetën 7 armë

11:09 / August 29, 2026

GJKKO e la në burg/ Ergys Agasi, transferohet në paraburgimin e Bradasheshit

10:58 / August 29, 2026

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.