Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Sot proteston, para 1 viti ankohej e alarmuar te Veliaj për qentë: Më sulmojnë përditë një bandë qensh te Liqeni, enough is enough

18:25 / April 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Roza Lati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pavarësisht rasteve të shumta të kafshimit prej qenve të rrugës në Tiranë, mes të cilëve edhe fëmijë, moderatorja Roza Lati ka dy ditë që del në protestë në mbrojtje të kafshëve endacake. Por një vit më parë, Roza Lati, i shkruante personalisht e alarmuar kryebashkiakut Erion Veliaj, nga i cili kërkonte që “t’i jepte drejtim këtij problemi” njëherë e mirë me qentë e rrugës.

Më 27 maj 2020, Roza Lati i ankohej Veliajt për një sulm që ajo personalisht kishte pësuar nga disa qen rruge. Jo vetëm kaq, por Roza Lati shprehet e gatshme që të ndihmojë edhe vetë për t’i dhënë drejtim këtij problemi.

Postimi i plotë:

Roza K. Lati

Përshëndetje Erjon. Kemi një problem këtej nga Liqeni, rrugët e biçikletës, që janë afër Gardës, më saktë mu mbrapa Sheratonit. Ka rreth 1 vit që këtej vërdalliset një bandë me qen rrugësh që të bëjnë prit dhe janë gati të sulmojnë.

Para një viti kanë qenë më pak në tufë, por muajt kalojnë dhe rriten në numër.

Kur dal për vrap me qenin tim shtëpiak, më sulmojnë përditë kjo banda e qenve të rrugës që ka zaptuar territorin.

Unë jam ambientalistja nr. 1 për të drejtat e kafshëve, por ENOUGH IS ENOUGH.

Ju lutem një nr kontakti për t’i dhënë drejtim këtij problemi sepse edhe tani që po ju shkruaj, po dridhem.

Ju falenderoj. Sot postova dhe në instagramin tim (në instaStory) për këtë çështje. Madje i kam kapur në video”, shkruante Roza Lati.

816a515f 60b2 4fce aff4 e0089c0e3c00

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.