Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rama kujton koalicionin me LSI-në dhe zbulon çfarë i kërkonte Meta si shpërblim për miratimin e reformave

14:05 / April 4, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot nga Fier koalicionin me LSI në mandatin e parë të qeverisjes.

Rama u shpreh se në atë mandat kanë shumë gjëra të mira, por thotë se për një reformë që kërkonte PS, LSI kërkonte 10 vende pune pasi nuk mbanin përgjegjësi për reformën.

Kreu i qeverisë u shpreh se LSI në qeveri funksionon si qeliza kanceri pasi kërkonin vetëm vende pune. Prandaj Rama ka bërë të qartë se s’mund të ketë më kthim pas për Shqipërinë.

“Luli dhe PD nuk janë të lirë, janë të kapur për këmbësh nga Meta e Kryemadhi. Kur ishim në koalicion kemi bërë plot gjëra të mira, ne për reforma, ata për vende pune. Për një reformë duheshin dhënë 10 vende punë andej. Sepse ata nuk mbanin përgjegjësi, ata funksiononin si qelizat e kancerit. Rritja dhe shpeshtimi i qelizave të kancerit është e njohur botërisht si pa qëllim. Vetëm për vetasgjësim në fund, duke vetëasgjësuar gjithë organizmin. S’mund të kthehemi mbrapa. ‘’- tha Rama.

Më tej kryeministri u shpreh se nëse PD vjen në pushtet procesi i vaksinimit do të jetë një humbje.

“Ne e kemi çliruar një pjesë të madhe nga plehrat. Do të shohim sesi i është vënë në punë impianti i madh i përpunimit të mbetjeve, por jo kudo çështja e plehrave është zgjidhur. Ne e kemi transformuar sistemin tonë shëndetësor spitalet tona, por për fat të keq në sistemin tonë shëndetësor nuk është një Tire që u kap por ka plot Tire që duhen nxjerrë jashtë sistemit. Ende nuk jemi në atë situatë ku njerëzit të jenë të qetësuar përfundimisht nga ato lajmë që nuk janë të mira.

Sot fëmijët kur shkojnë në maturë e kanë të qartë që në universitet do të hyjnë aty ku e meritojnë. Të ketë një universiteti të lidhur me spitalin. Të hapim një universitet mjekësie në Fier. Kjo bëhet duke vazhduar që të fitojmë betejën. Që armiku i padukshëm të jetë zhdukur. Kush do ti bëjë këto, kush do të vazhdojë ta vaksinojë popullin shqiptar. Kush mendoni ju se do të sigurojë vaksina, ata? Ai që u bën thirrje nga gropa dixhitale. Harrojeni me ata edhe procesi i vaksinimit, që është tashmë i fituar, do jetë një humbje! Ata do të kthejnë në shtëpi njerëzit pas tërmetit! Do të kthehet në një zvarritje, procesi i rindërtimit, dhe nuk do të përfundojë. Me ata sezoni turistik do të dështojë. Nuk do të ndodhë, ky mesazh i imi është për ata shqiptarë që akoma u shkojnë nga mbrapa. Për ata që për inat të vjehrrës do të flenë më mullixhiun”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.