Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Peleshi në Çiflig: 7 deputetë ne qark, gjithnjë e më shumë realitet

11:12 / April 5, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
peleshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në zgjedhjet e 25 prillit, Partia Socialiste është në kërkim të marrjes së shtatë deputetëve si objektiv maksimal i përcaktuar në qarkun e Korçës. Në vijim të takimeve, nga fshati Çiflig, drejtuesi politik i qarkut, Niko Peleshi është shprehur besimplotë se ky objektiv gjithnjë e më shumë po bëhet i prekshëm.

Për Peleshin punët në fshat kanë qënë të shumta gjatë këtyre viteve prandaj edhe mbështetja nuk do të mungojë. Më tej ministri i Mbrojtjes kërkoi besimin në zgjedhjet e 25 prillit për vetë filozofinë që ka Partia Socialiate, ku nuk bëjnë pjesë kandidatë shtegëtarë por të përgjegjshëm për të zgjidhur problemet.


“Korça është një qytet që është bërë një model suksesi, model i suksesit të zhvillimit, një qytet që nuk krahasohet me qytetin kur qeverisnin ata, një qytet që sot merr investime nga qeveria, ka të zgjidhur infrastrukturën nëntokësore, mbitokësore, sheshet, parqet, muzeumet, qendrat sportive, pazarin e vjetër. Një qytet që i ka arritur standardet e Bashkimit Europian. Vjen ai dhe guxon të shkelë mbi mundet tona. Ky është ofendimi më i madh që një udhëheqës politik i ka bërë qyetarisë sonë. Ne nuk duhet të ecim mbrapa, ne duhet të ecim përpara, ne duam një mandat për të punuar për njerëzit. Sot e kësaj dite ne meremi me zgjidhen e plagëve të asaj kohe. Ata mbollën farën e paligjshmërisë për të cilën na duhet kohë dhe vite për ta rregulluar. Ata mbyllin sytë dhe mbledhin njerzit për të siguruar një fotografi si për te thënë qe ne kemi mbështetje, kemi njerëzit. Dhe se çfarë ndodh dy javë më pas kur ai ka ikur nga Korça dhe ka lënë këtu vetëm qiririn? Në fshat janë bërë shumë punë të mira. Nafta pa taksa është një nga masat e mira të kërkuara shumë nga ju dhe ne ju jemi përgjigjur kur të vinte momenti. Ne vijmë të tregojmë arsyet pse duhet të votojmë Partinë Socialiste që ka numrin 12. Ne jemi partia e filozofisë së hapjes, një parti që ka fuqinë të rinovohet, të freskohet. Një parti që ka fuqinë që të ftojë rreth saj njerëz që mund të japin më të mirën për vendin. Ne do të marrim 7 deputetë në Korçë. Ky ishte një objektiv maksimal por sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë real bëhet ky objektiv. Ne duhet tu tregojmë vendin atyre njerëzve që vijnë këtu për të gënjyer dhe më pas ndryshojnë vendin. Ne nuk kemi nevojë për këta shtegëtarë. Kemi nevojë të jemi bashkë me njëri – tjetrin në të mira e në të këqija.”- theksoi Peleshi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

10:12 / November 7, 2026

Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë

10:07 / November 7, 2026

Progres-raporti i KE, Meta: Rama shpiku “centimetrin e fundit” si alibi për agoninë e qeverisjes

19:45 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.