Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një dalje për mediat tha se të gjithë janë të vëzhguar në këtë proces zgjedhor dhe mospërmbushja e detyrimeve do të ketë sanksionet përkatëse.
Ai tha se çdo iluzion se do të kemi rezultat zgjedhor pavarësisht mënyrën si do të bëhen zgjedhjet është i gabuar.
“Çdo iluzion i çdo kujt faktori politik apo institucional mbi atë se në fund të fundit ne do ta kemi një rezultat zgjedhor pavarësisht se si do të bëhen zgjedhjet dhe ky rezultat do jetë i pranueshëm është iluzion i gabuar. Jemi të gjithë të vëzhguar dhe të monitoruar kështu që në fund të ditës për gjithsecilin prej nesh do ketë një gjykim dhe për atë që do të jetë përgjegjës për mospërmbushjen e përgjegjësive sipas përcaktimeve të kodit zgjedhor do ta mbajë këtë përgjegjësi dhe do ballafaqohet me sanksionet përkatëse”, tha ai.
