Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Deri tani janë vaksinuar 4500 policë”, Çuçi: S’ka pasur refuzime apo komplikacione, procesi mbyllet shumë shpejt

15:42 / April 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cuci 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deri më tani janë vaksinuar rreth 4500 punonjës policie që janë vaksinuar. Nga Gjirokastra, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është shprehur se vaksinimi i i uniformave blu pritet të përfundojë në të gjithë vendin brenda disa ditësh, teksa tha se nuk ka pasur asnjë refuzim nga ana e tyre.

“Më në fund po bëjmë edhe këtë hap shumë të rëndësishëm për një trupë e cila ka qenë gjatë gjithë kohës së pandemisë në krye të detyrës, sidomos në periudhën e parë ku do duhej që respektoheshin gjithë masat e mbylljes, por edhe më vonë pastaj për masat e tjera të kufizimeve. Jam shumë i kënaqur që këtu vaksinimi po ecën normalisht. Nuk ka pasur asnjë refuzim asnjë komplikim”, tha Çuçi.

Gjatë një komunikimi me mediat, ai vlerësoi rëndësinë e këtij momenti për të gjithë efektivët, të cilët kanë qenë në krye të detyrës që prej mbylljes së parë për shkak të pandemisë e deri për zbatimin e kufizimeve të vendosura nga qeveria. Ministri Çuçi shprehu ngushëllimet për familjet e 29 efektivëve që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19.

“Shumë shpejt do të mbarojë ky proces kaq i rëndësishëm për këtë trupë për të cilën duhet të kemi një respekt të veçantë sidomos në kohëra të tilla të fatkeqësive natyrore. Me këtë rast i shpreh edhe njëherë ngushëllimet të 29 familjeve të efektivëve të policisë që kanë humbur jetën për shkak të Covid 19”, tha ministri Çuçi.

Procesi nisi 3 ditë më parë në qendrën e madhe pranë stadiumit “Air Albania” dhe në disa qendra të tjera në mbarë vendin.

4500 policë Çuçi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.